Në recetën origjinale përdoret qumështi i thartë i deles, por e kemi zëvendësuar me qumësht lope, e kemi provuar edhe me kos grek dhe ai version është perfekt
 Nuk është e komplikuar të gjesh të gjithë përbërësit e nevojshëm, ndaj ja recetën më poshtë, nëse dëshironi ta provoni në kuzhinën tuaj.
 Përbërësit:
 – 6 deri në 8 gjethe sallate te gjelbër,
 – 1 filxhan bajame (të papërpunuara ose të thekura lehtë),
 – 2 mollë,
 – gjysmë filxhani djathë feta
 – tre të katërtat e filxhanit me shegë (farat e hequra),
 – 1 lugë fjolla tërshëre.
 Për salcë:
 – jogurt ose kos grek (tri të katërtat e një gote të madhe ose një e gjysmë e gotave më të vogla plastike në të cilat shiten),
 – një lugë e vogël majonezë,
 – 1 deri në 2 lugë të vogla uthull,
 – 1 lugë gjelle lëng limoni,
 – 2 lugë të vogla fara lulëkuqeje (te sapogrira, të blera sipas masës në dyqane ushqimesh të shëndetshme),
 – nëse dëshironi që shija të jetë pak “më e butë”, mund të shtoni edhe pak arrë kokosi ose sheqer të verdhë, sipas shijes suaj.
 Përgatitja:
 Pritini mollët në kubikë, më pas në një enë të madhe përzieni sallatën e gjelbër, bajamet, fetën, kokrrat e shegës dhe fjollat e tërshërës.
 Për salcë, përzieni jogurtin (ose kosin grek), majonezën, uthullën, lëngun e limonit dhe farat e lulëkuqes në një tas më të vogël.
 Vendoseni salcën sipër sallatës dhe përzieni mirë, lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta në mënyrë që fjollat e tërshërës të thithin salcën dhe më pas shijoni këtë kombinim shijesh interesant dhe freskues.
 Ju bëftë mirë! Kuzhina e Arbnores
 
 