Stina e festave nuk mund të imagjinohet pa lakër turshi.
Lakra turshi quhet gjithashtu si një “superushqim” sepse është e pasur me vitamina të shumta, veçanërisht me vitaminë C. Lakra turshi përmban gjithashtu vitamina A1, B1, B2, B3, B6, B12, K dhe E. Përveç kësaj, është e pasur me minerale si kalcium, fosfor, kalium, magnez dhe hekur.
Bëhet fjalë për rrikën.
Rrika mund të përshpejtojë procesin e turshive, të parandalojë prishjen dhe të përmirësojë shijen e lakrës turshi.
Nëse e shtoni këtë artikull në lakër turshi, do të shpejtoni turshinë, do të parandaloni prishjen dhe shija do të jetë më e mire.
Cfarë është Rrika?: Rrika (lat. Armoracia rusticana, ang. horseradish, serbisht. ren) është një bimë shumëvjeqare me gjthe të gjelbra, rrënjë të bardha me formë rrepe dhe shije pikante. Vjen nga Mesdheu dhe Azia perëndimore. Në ushqim përdoret më shpesh rrënja e rrikës por janë shumë të shijshme dhe pak djegës edhe fletët e reja të rrikës. Përshkak të përbërjes së saj (Vitamin C, kalium, Vitaminë B1, Vitaminë B6, hekur, kalcium, Vitaminë B2, magnez, fosfor etj …) rrika përveq shijes së mirë është e jashtëzakonshme edhe si bimë shëruese.
Nëse shtini lakër turshi në shtëpi, është shumë e dobishme të dini se cilët artikuj mund të përmirësojnë shijen e saj, por edhe ta parandalojnë që të prishet.
Mund të shtoni një grusht misër nëse dëshironi që lakra turshi të marrë një ngjyrë të verdhë të artë. Adhuruesit e shijeve pikante mund të shtojnë spec djegës. Gjethet e dafinës janë gjithashtu një ide e mirë.
Në kavanoz, vozë apo bidon mund të shtoni qese që përmbajnë lakër të copëtuar dhe të kripur. Qeset duhet të jenë të shpuara, në mënyrë që uji i kripur të qarkullojë. Ato duhet të shtyhen midis kokave të lakrës dhe të mbushin hapësirën me to. Në këtë mënyrë, ju do të fitoni lakër të grirë nga e njëjta vaskë, transmeton kuzhinaearbnores.com